Jeff Sessions ka dhënë dorëheqje nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm, pasi një gjë e tillë i është kërkuar nga presidenti Donald Trump.

“Me kërkesën tuaj, japë dorëheqje”, ka shkruar Session në letrën e dërguar presidentit amerikan, transmeton Telegrafi.

“Që nga dita kur jam nderuar për t’u betuar si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, çdo ditë kam shkuar në punë në Departamentin e Drejtësisë i përkushtuar për të kryer punën time dhe t’i shërbej vendit. Jam munduar të japë maksimumin që ta kryej punën me nder”, ka shkruar ndër tjera Sessions.

Raportet mes Trump dhe Sessions ishin përkeqësuar në mars të vitit të kaluar, kur Sessions u tërhoq nga hetimet lidhur me pretendimet se Rusia kishte ndikuar në zgjedhjet e SHBA-ve, duke i kaluar kështu rasti zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm, Rod Rosenstein.

Loading...