Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) si duket shtrenjtë po e paguan faturën e bashkëpunimit me BDI-në. Sipas anketave të MCMS-së, që nga shkurti i vitit të kaluar e deri tani, LSDM ka humbur në masë të madhe përkrahjen te shqiptarët.
Në shkurt të vitit të kaluar arriti kulmi i luftës së LSDM-së kundër “regjimit VMRO-BDI” dhe në atë kohë edhe rejtingu i kësaj partie te shqiptarët arrit në mbi 20 për qind.
Mirëpo, për dallim prej partive të atëhershme opozitare shqiptare që e mbajtën fjalën për mosbashkëpunim me VMRO-në, LSDM-ja filloi bashkëpunim intensiv me BDI-në, shkruan fakte.ch. Kjo ka irituar qartë votuesit shqiptarë që në shumicë të madhe në zgjedhjet parlamentare votuan kundër BDI-së, prandaj rejtingu i LSDM-së ka rënë te shqiptarët nga 20.4 në 15.1 për qind. Rënia më e madhe është vërejtur pas bashkëpunimit të LSDM-së me BDI-në në zgjedhjet lokale, fillimisht në 13 për qind, që tani të jetë 8 për qind.

Analistët shqiptarë vlerësojnë se LSDM mund të rikthejë rejtingun e vet te shqiptarët vetëm nëse ndërpret bashkëpunimin me BDI-në, sepse edhe ashtu tani ka vota të mjaftueshme në Parlament për të bë qeveri pa partnerin më të madh 10 vjeçar të Nikolla Gruevskit. Për disa prej tyre, te shumica e votuesve shqiptarë bashkëpunimi i LSDM-së me BDI-në, shikohet njësoj si bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në.

Loading...