Pas kthimit nga Polonia, presideni Gjorge Ivanov mund të arrestohet nga policia. Edhe pse posedon imunitet presidencial, vepra për të cilën dyshohet është mjaft e rëndë dhe nëse jo më tepër, mund të merret në bisedë informative.
Nga disa pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, Ivanov është përmendur si i implikuar në këto ngjarje, që vlerësohen edhe si terrorizëm dhe si tentim për grushtet.
Pas dëshmive të tyre në gjykatë, mbrëmë është arrestuar ish drejtori i DSK-së, Vllado Atanasovski.
Ndryshe gjatë qëndrimit në Poloni, Ivanov ka thënë se Republika e Maqedonisë po ballafaqohet me pengesën më të madhe që nga formimi i saj, ndërsa kjo është të mohojë të drejtën historike dhe të drejtën për vetëvendosje.
Ivanov, në ligjëratën e tij në Universitetin Vrocllav, në kuadër të vizitës së tij në Poloni, ka thënë se “me Marrëveshjen e Prespës Greqia po na imponon emër të rij, do ta censurojë përmbajtjen e librave të fëmijëve tonë, do ta ndalojë të drejtën e qytetarëve që ta shprehin identitetin e tyre maqedonas. Po rregullohet edhe gjuha maqedonase.

Loading...