Abdurahim Idrizi (-55kg) ka fituar medaljen e artë në Ligën botërore në Karate 1, zhvilluar gjatë fundjavës në Umag (Kroaci), në konkurrencën e juniorëve. Karateisti shqiptar i KK “Makpetroll”  në finale mposhti rusin Maksim Krasnov me rezultat të thellë 7-2.

„Idrizi shënoi pesë fitore radhazi dhe me meritë e rrëmbeu medaljen e artë nga kjo garë e madhe që organizohet nga Federata e karatesë botërore (VKF). Fitoret më bindëse ishin në gjysmëfinale dhe finale, ku deklasoi kundërshtarët e tij dhe me një dallim të madh të pikëve arriti të ngjitet në piedestal. Idrizi me pjesëmarrjen e tij në kampionatet e fundit vërteton se dalëngadalë po rritet në një karateist me potencial të madh në të cilën Maqedonia mund të konsideroj në të ardhmen”, deklaroi trajneri i tij Boshko Zaborski.

Ndërsa, më herët Idrizi shënoi katër fitore. Ja rezultatet:
Idrizi-Tomas (Gjermani) 0-0
Idrizi-Agovic (BH) 3-0
Idrizi-Padolski (bjellorusi) 2-2
Idrizi-Filipov (Ukrainë) 5-0
Idrizi-Krasnov (Rusia) 7-2

Loading...