Kryesia e BDI-së do të mblidhet sot në ora 14 në Reçicë të vogël. Temë e takimit pritet të jetë raportimi i funksionarëve të BDI-së lidhur me punën e tyre gjatë këtij mandati qeverisës, veçmas e disa ministrave, njofton Medial.mk.
Pritet që numri një i BDI-së Ali Ahmeti të informojë lidhur me bisedimet me LSDM-në si dhe ndryshimet që mund të pasojnë me riformatimin e Qeverisë.
Dje në Kuvend u realizua takim mes Ali Ahmetit me kryeministrin Zoran Zaev ku u bisedua për zgjerimin e shumicës parlamentare.
Por, gjithçka pritet që të mësohet pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së BDI-së, kur dhe pritet të dilet me vendime konkrete. /Medial.mk/

Loading...