Qeveria po e monitoron situatën me rritjen e çmimit të bukës në disa furra të caktuara, ndërsa tani për tani nuk ka nevojë për ndërhyrje në treg, thotë zëvendëskryeministri Koço Angjushev. Sipas tij, çmimi i disa produkteve furrtare është rritur për shkak të thatësirës dhe rendimentit të vogël të grurit këtë vit, por thotë se situata për momentin nuk është alarmante. Por sipas VMRO-së çmimi shtrenjtohet për 20 % për shkak të politikave të papërgjegjshme dhe mungesës së interesimit të Qeverisë.

Loading...