Trajneri i klubit të boksit Shkupi, Naser Haruni, ka mirëpritur shortin e hedhur pak orë më parë në kampionatin europian në boks për junior në qytetin Anapa të Rusisë.

Haruni deklaroi se Azemi është i përgatitur mirë dhe se pret befasi nga ai.
Ardijan Azemi do të boksoj në kategorinë +80kg.

“Ardijani është i përgatitur mirë dhe shpresoj të na befason të gjithëve. Duke e ditur kualitetin e kundërshtarëve të tij dhe shtetet që i përfaqësojnë shpresojë në referim të drejtë’, deklaroi Haruni, trajner I Azemit.

Ai komentoi edhe shortin.

“Po fati e deshi që në xhiron e parë të jetë i lirë, kurse në mecin e ardhshëm nëse fiton, atëherë ka gjasa të luftojë për medalje”, shtoi Haruni.

Kampionati europian për junior në boks do të zhvillohet deri më 17 tetor 2018.

 

Loading...