Pas skandalit të zbuluar, ministri Filipçe ndërpret tenderin 35 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se për shkak të parregullësive në dokumentacion është ndërprerë tenderi prej 35 milionë euro i reagensëve.

Ai sqaroi se në tenderin është paraqitur vetëm një firmë dhe se në këtë periudhë intenzivisht është punuar për vlerësimin e ofertave.

“Gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojmë me zbatimin e planit për centralizim, dhe me këtë edhe me sigurimin e mbrojtjes më të madhe në pjesën e blerjeve”, tha Filipçe. Ai ju bëri thirrje kompanive që punojnë në këtë sferë t’i ulin çmimet e reagensëve, pasi siç tha, ka pasur bisedime se vlera e tregut është më e vogël se ajo që shfrytëzohet për momentin.

Investigative Reporting Lab Macedonia ka botuar një fotografi të Aleksandar Jovanovski-Zhuti, menaxher i kompanisë së sapoformuar që fitoi tenderin prej 35 milionë eurove nga Ministria e Shëndetësisë, në shoqërinë e Jordan Mijallkov, biri i ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov.

Në foton e publikuar janë drejtuesi Aleksandar Jovanovski-Zhuti (majtas) në shoqërinë e Ilija Tozija (ish-anëtar i administratës publike të Llotarisë së Shtetit dhe që njihej edhe si menaxher i kompanive Mijallkov (në mes) dhe Jordan Mijallkov, djali i Sasho Mijallkov (djathtas), shkruan Investigative Reporting Lab Macedonia.

Jovanovski-Zhuti është menaxheri i kompanisë “AHR LAB Import-Export DOOEL”, i cili ishte i vetmi aplikues dhe fitues i tenderit për prokurimin e pajisjeve dhe reagentëve për laboratorët e testimit të gjakut në Institucionet e Shëndetit Publik në të gjithë Maqedoninë. Ai fitoi këtë tender nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 35 milionë euro. Kompania është regjistruar vetëm katër muaj më parë dhe nuk ka përvojë në këtë fushë.

Loading...