Ministrja e shëndetësisë në Francë ka thënë se rreth 85 persona kanë mbetur ende të shtruar në spital pas sulmit vdekjeprurës me kamion në qytetin mesdhetar të Nicës, dhe 18 prej tyre janë në gjendje të rrezikshme për jetën – duke përfshirë edhe një fëmijë, transmeston Klan Kosova.

Duke folur me gazetarët në Nice të dielën, Ministrja e Shëndetësisë, Marisol Touraine tha se ndërsa rezultatet e njerëzve të cilët janë hospitalizuar janë liruar, disa mund të kenë trajtim të mëtejshëm mjekësor derisa lëndimet e tyre të jenë shëruar krejtësisht.

Grupi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e shoferit me kamion në Nice i cili u vra nga policia.

Loading...