Pas vikendit e hëna është “vdekje” për të punuar, ja disa këshilla që rrisin moralin

Studio shot of young woman working in office covered with adhesive notes

as vikendit të gjithë përtojmë t`i kthehemi punës të hënën.

Ja 10 mënyra për t’a motivuar veten:

1.Dëgjoni këngën tuaj të preferuar. Çohuni nga krevati dhe ndizni muzikën! Ju duhet të krijoni një listë me këngët që ju sjellin në humor të mirë. Nëse e keni të lejuar të përdorni kufjet në punë, ju duhet të keni dhe një listë me këngë gjatë punës. Kjo do t’ju ndihmojë të punoni më me efiçencë.

2.Bëhuni optimist dhe shikoni anën pozitive të gjithçkaje. Nëse ju jeni me humor të keq askush në zyrë nuk do të flasë me ju dhe do të ndiheni vetëm. Flsini me kolegët tuaj. Tregoni momentet e bukura që keni kaluar gjatë fundjavës dhe mos krijoni panik me çështjet e punës, qëndroni të thjeshtë dhe pozitiv.

3.Mos e shikoni orën çdo 5 minuta. Fokusohuni në perfomimin e një dite të mirë në punë dhe arrini qëllimet me entuziazëm.

4.Kur vjen koha e drekës, dilni për një shëtitje kjo do t’ju ndihmojë të freskoni mendjen dhe të kuptoni se mund t`ja dilni me të hënën.

5.Merrni 5 minuta pushim çdo tre orë. Kjo do ta ndihmojë mendjen tuaj të qëndrojë e fokusuar deri në fund të ditës.

6.Pini shumë ujë. Është esenciale të pini ujë në punë, ju ndihmon të përballoni punën me lehtë.

7.Bëni disa ushtrime dhe pse jeni të ulur në karrige. Lëvizni këmbët lart dhe poshtë, qetësoni qafën dhe largohuni nga kompjuteri, për 5 minuta herë pas here. Ju duhet të qetësoni sytë.

8.Mendoni për planet pas pune. Ndoshta shkoni për kafe me një mikun tuaj, shkoni në kinema për të parë një film të këndshëm.

9.Thoni disa barcaleta në punë, do ti bëni njerëzit të qeshin dhe do të krijoni një atmosferë miqësore dhe të këndëshme në punë.

10.Buzëqeshni, buzëqeshni, buzëqeshni. Mbani mend se energjia pozitive që ju jepni, do t’ju kthehet.

Loading...