Pas vrasjes së Ivanoviqit, kryetari i Mitrovicës Veriore takim urgjent me KFOR-in dhe EULEX-in

Pas vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, kanë reaguar përfaqësuesit kryesorë diplomatik të Serbisë dhe Kosovës.

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, raportohet se ka lënë një takim urgjent me përfaqësuesit e KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës lidhur me rastin e vrasjes së Liderit të SDP-së në Kosovë, Oliver Ivanoviq, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, që edhe shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin, është shprehur i tronditur lidhur me vrasjen e sotme duke shprehur bindjen se organet e rendit do të bëjnë punën e tyre në zbardhjen e këtij rasti.

Ivanoviq është vrarë mëngjesin e sotëm në veriun e Mitrovicës.

Loading...