Pas zyrtarizimit të shqipes, shqiptarët s’kanë të drejtë më të ankohen ndaj maqedonasve

Sulejman Mehazi

Pas zyrtarizimit të gjuhës shqipe, shqiptarët tani e tutje jo vetëm që s’kanë të drejtë të ankohen ndaj maqedonasve, por edhe Maqedoninë ta pranojnë si shtet të vetin me të gjitha simbolet e saja. Ta pranojnë e ta duan himnin kombëtar: “Denes nad Makedonija”, (shqip, Sot mbi Maqedoninë), me kompozitorin jo shqiptar, por maqedonas Todor Skalovskin e me tekstin e Vlado Malevskit, 1941, kënduar vetëm maqedonisht. Tani më pas zyrtarizimi të gjuhës shqipe ta pranojmë e ta duam jo flamurin shqiptarë kuq e zi me shqiponjë, por flamurin e Maqedonisë me diellin e lindur me tetë rreze të zgjatura deri në cep apo në skaj të flamurit. Tani më pas zyrtarizimit të shqipes, shqiptarët duhet ta duan vetëm shtetin e tyre të Maqedonisë e kurrsesi atë të Shqipërisë. Tani më pas zyrtarizimit të gjuhës shqipe përkrahë maqedonishtes ju lejohet shqiptarëve dhe shqiptareve të martohen me vëllezërit e tyre maqedonas, shqiptari apo maqedonasi të ketë nuse apo dhëndurrë maqedonas apo shqiptarë; nipërit apo mbesat t’i kemi maqedonas apo shqiptarë. Tani e tutje nëse dhëndurri është maqedonas prifti duhet kurorëzuar martesën e tyre në kishë, e nëse nusja është maqedonase, hoxha duhet kurorëzuar martesën në xhami. Vajzat tona në shtëpitë e burrave maqedonas do flasin maqedonishten, kurse në shtëpitë tona shqiptare do na flasin shqipen. Për hair na qoftë gjuha shqipe e zyrtarizuar nga Zoran Zaevi-Ali Ahmeti-Talat Xhaferi! 15 mars 2018

Loading...