Mohamed Salah shkëmbeu fanellën e tij të Liverpoolit me një dhuratë misterioze nga një tifozë në Anfield.

Egjiptian shënoi dy herë për Reds pasi ata mposhtën Zvezdën me rezultat 4-0 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, shkruan indeksonline.

Salah gjithashtu u bë lojtari më i shpejtë në historinë e klubit që ka arritur në 50 gola në një natë të veçantë për Liverpoolin .

Dhe ai mori një dhuratë misterjoze nga një mbështetëse pasi ai e bëri rrugën e tij në të gjithë fushën e Anfield.

Salah iu afrua një gruaje në turmë që mbante një letër me shkrim arab.

Ai ia dorëzoi fanellën e tij të çmuar para se t’i jepej një kuti e mbyllur misterioze.

Salah ishte padyshim i pasigurtë lidhur me atë që ishte brenda duke shikuar disa herë ndërsa po largohej nga fusha.

Dhurata ishte zbukuruar me mbështjellës të verdhë dhe një fjongo ngjyrë kafe, dhe mund të jetë për Salahun dhe shokët e tij që të gëzojnë në dhomën e veshjes. /IndeksOnline/

Loading...