Aleksandar Dimevski
Perëndimi ka arritur t’i neutralizojë dhe t’i fusë nën kontroll strukturat proruse brenda VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, të cilat sa ishin bashkë në pushtet, haptazi proklamonin simpati ndaj Rusisë, e madje edhe ndaj Kinës, e Indisë. Mirëpo Rusia si duket nuk rrin duarkryq. Po vërehet qartë se po tenton të rikthejë në fuqi përkrahësit e vetë në BDI, kurse pak më vështirë po i shkojnë punë në VMRO-DPMNE, ku Mickovski dita ditës po forcon pozitat e veta dhe po margjinalizon pozitat e Gruevskit e Mijallkovit. Këtë po e bën duke përdorë në fjalorin e vet edhe nuance antishqiptare, por si duket ato janë për përdorim të brendshëm edhe pse duhet pasur kujdes që “antishqiptarizmi” të mos i bëhet shprehi.
Deri sa po punon në rikuperimin e forcave të veta brenda VMRO-së dhe BDI-së, Rusia po mundohet që drejtpërdrejtë të futet në Parlamentin e Maqedonisë, përmes partisë së Janko Baçevit.
Duke shfrytëzuar protetat kundër marrëveshjes Shkup-Athinë, Baçev po mundohet të profilizohet në skenën politike si figurë me potencial për të fituar edhe deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Ai nuk ngurron ta pranojë se ka bashkëpunim me Qeverinë Ruse dhe se janë pro ndikimit rus në rajon, kurse me plot bindje shpreh qëndrimin e partisë së tij kundër anëtarësimin të Maqedonisë në NATO dhe BE.Mirëpo edhe qeveria e Zaevit, tani e përforcuar dhe më pak e varura nga elementet proruse që ishin në koalicion me Gruevskin, shprehet kategorike për të penguar ndikimin prorus. Këtë e dëshmoi edhe ministri i punëve të brnedshme Oliver Spasovski, i cili pa dorëza deklaroi se protestat e dhunshme para Parlamentit po organizohen nga një parti politike cila që thirret Rusia e Vërtetë. Me rëndësi është që kryeministri Zaev në këtë periudhë të mbajë më tepër distancë nga Ali Ahmeti, që si duket sërish dëshiron ta forcojë krahun prorus brenda BDI-së dhe të jetë më afër forcave properëndimore brenda kësaj partie, të cilat për shkak se janë të pakta dhe të dobëta, mund të humbin lehtë “betejën”. (Përktheu: Botta.al)

Loading...