Reperi Gjiko ka qenë një nga emrat më të komentuar gjatë kësaj kohe.

Dasma e tij me prezantuesen, Elita Rudi bëri bujë të madhe në media duke u komentuar për çdo detaj, shkruan lajmi net.

Pas martesës, në bazë të imazheve të publikuara në rrjete sociale duket se ata po shijojnë pafund muajin e mjaltit.

Së fundmi, Gjiko solli një imazh i cili jep një mesazh: “Shiko Mam, nuk jam fëmijë tani.. jam rritur si burrë”, shkruan ai.

Ndryshe, Elita besohet se është në pritje të një fëmiu ndërkaq Gjiko vazhdon angazhimet muzikore, me këngë të reja që i ka në prag të publikimit.

Martesa e shumëpërfolur e tyre u komentua edhe nga qytetarët të cilët dhanë mendime tejet interesante. /Lajmi.net/

Loading...