Në ministrinë e punëve të brendhsme janë zbuluar 40 të punësuar që kanë pasur diploma të falsifikuara në fakultete, tha ministry Oliver Spasovski në paraqitjen e tij në Tv 21, transmeton Gazeta Lajm.
“Deri tani janë zbuluar mbi 40 persona të punësuar në MPB me diploma të falsifikuara. Këta persona kanë arritur edhe në poste të rëndësishme në MPB, por pas zbulimit janë përjashtuar nga puna dhe janë paditur penalisht. Kurse padi penale janë ngritur edhe kundër fakulteteve që i kanë dhënë këto diploma”, deklaroi Spasovski.

Loading...