Maqedoni

Pazarxhinjtë mirëpresin Visar Ganiun dhe Kontratën e tij (Foto)

pz

Visar Ganiu realizoi takim me kryetarin e shoqatës së pazarxhinjëve Ekrem Dolek dhe tregtarët e Bit Pazarit.
Ganiu bashkë me bartësin e listës për këshilltar në qytetin e Shkup Besnik Ajetin, bartësin e listës për këshilltarë në Çair, Fikri Abdullai, Forumi i gruas dhe Forumit rinor të BDI-së në Çair kanë marrë premtime se do ta mbështesin Kontratën e Visarit për çairasit.
“Kontrata e Visarit është më konkrete dhe për këtë qëllim do ta mbështesim” tha një tregtar.
Ganiu u shpreh se Shoqata e pazarxhinjëve dhe tregtarët do të jenë ndër prioritetet e tij nëse merr besimin e çairasve.
“Pazarxhinjtë dhe shoqata e tyre do ta kenë mbështetjen time të plotë në 4 vitet e mandatit tim si kryetar të Çairit” ka thënë Ganiu.
Ekipi i kandidatit të BDI-së bashkë me bartësit e listave për këshilltarë në Shkup e Çair sot do ti përmbyllin takimet me qytetarë.

To Top