Deri sa PDSH ende është ne pritje të inkuadrimit në qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, kjo parti veçmë është bë pjesë e “qeverisë” në nivel të qytetit të Shkupit. Burime të Gazetës Lajm informojnë se kandidati i kësaj partie për kryetar në komunën e Çairit, Idriz Orana është zgjedhur anëtar i bordit drejtues në Ndërmarrjen Publike Ujësjellësi në Shkup, duke u bë funksionari i parë i PDSH-së në ekzekutivin e kryeqytetit. Orana ishte këshilltar në dy mandate të kaluara në qytetin e Shkupit.

Loading...