PDSH, nesër në ora 12 vendos për hyrje në Qeverinë e Zaevit

Pas ofertës që mori nga kryeministri Zoran Zaev, nesër në mesditë Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare do të vendos nëse ky subjekt do të bëhet pjesë e ekzekutivit, njofton Gazeta Lajm. Pas mbledhjes së këtij organi që do të nis në ora 12;00 në sallën e Komunës së Tetovës, pritet të bëhet e ditur edhe ministria që do ta drejtojë kjo parti dhe kuadri që do të udhëheq atë. Sipas burimeve jozyrtare, partisë së Thaçit i është ofruar ministria për Investime të Huaja, që drejtohej nga Ramiz Merko, derisa ky i fundit u zgjodh në krye të komunës së Strugës. Emri më i përfolur për të marrë këtë post nga PDSH-ja është profesori Bardhyl Dauti, ish deputet i kësaj partie dhe kandidat për komunën e Tetovës në zgjedhjet e fundit lokale. Poshtu, për PDSH-në janë rezervuar edhe disa drejtori. Krahas PDSH-së, pjesë e Qeverisë së Zaevit pritet të jetë edhe Lëvizja Besa, që sipas të gjitha gjasave do ta merr ministrinë e Kulturës. / Gazeta Lajm

Loading...