Maqedoni

PDSH-së dhe Thaçit i mbetet e hapur dera për në qeveri

zaev-thaci-663x376

Nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë, por kabineti qeveritar vetëm do t’i plotësojë vendet e
zbrazura në resorin shëndetësi, ku ministrin duhet ta propozojë Aleanca për shqiptarët, kurse
BDI duhet të dalë me propozimet e veta për pozitën ministër pa resor dhe zëvendësministër të
arsimit, mëson POST.mk, nga një funksionar i lartë i LSDM-së.

Por, kjo nuk do të thotë edhe mbyllje e derës në “Ilindenska” për Menduh Thaçin, sepse LSDMja
dhe BDI-ja akoma luajnë në kartën e hyrjes së PDSH-së në Qeveri.

Sipas kësaj, Aleanca për shqiptarët do të duhet të vendosë se cili do të jetë propozimi që do
t’ia dorëzojë Zaevit për kolltukun e shëndetësisë. Burime partiake njoftojnë se zgjedhja do të
bëhet midis Vullnet Feratit, ish-kryetar i Bordit Drejtues të Fondit të Shëndetësisë dhe drejtorit
të Klinikës së Syve, Bekim Tateshi. Nga ana tjetër, LSDM-ja tanimë i kontrollon biografitë e të
dy kandidatëve.

Zëdhënësi i Aleancës, Flakron Bexheti, thotë se varësisht prej vendimit të kryeministrit nëse
do të ketë rikonstruim apo jo, organi partiak do të mblidhet për të diskutuar rreth propozimit
për ministrin e ri të shëndetësisë.
Para se të dihet pasardhësi i Arben Taravarit, pritet që të ketë edhe një takim midis Zaevit dhe
liderit të Aleancës, Ziadin Sela.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top