Peja shijoi specialitetet e “Shijes Shqiptare”, së shpejti vijnë në Shkup

Stacioni i radhës i “Shijes Shqiptare”, projektit të master-shefave më të njohur shqiptar të kuzhinës, ishte hotel Dukagjini në Pejë. Në këtë hotel, ndër më të mirët në osovë, shumë figura të skenës politike, biznesit, kulturës, kanë pasur rastin të shijojnë specialitetet e master-chefave të njohur Faruk Neziri nga Maqedonia, Sokol Prenga nga Shqipëria dhe Përparim Babalija nga Kosova. Pas Pejës, “Shije Shqiptare” do të vijë në Shkup, kurse më pas do të vazhdojë në Londër, Kembrixh dhe qytete tjera të njohura botërore.
Më poshtë mund të përcillni kronikën e plotë lidhur me këtë event të mbajtur në Pejë.

Loading...