Kanali televiziv Sky News njoftoi se një person është vrarë dhe të tjerë janë plagosur pas një sulmi nga një grup i armatosur ndaj forcave të policisë në Jerevan.

Mediat vendase njoftojnë se autorët e këtij sulmi janë një grup pilotesh që kërkojnë lirimin e një kolegu të tyre. Ata sulmuan ndërtesën e policisë lokale dhe raportohet se po mbajnë peng shefin e policisë, Valery Osipyan. Në zonën përreth ndërtesës ndodhen forca të shumta policie, të cilët kanë hyrë në bisedimet me grupin e armatosur. Sulmi mendohet të ketë ndodhur për lirimin e figurës së partisë opozitare armene, Jirair Sefilyan, i cili u arrestua më 20 qershor për komplot për të kapur disa pajisje telekomunikacioni e ndërtesa në Jerevan.

Loading...