Për 10 vjet janë nxjerrë 5,9 miliardë dollarë nga Maqedonia

Maqedonia duhet vetë të hetojë nëse qytetarët e saj i kanë fshehur tatimin e tyre përmes Of shor kompanive. Mesazhi vjen nga ekspertët në kohën kur pesë vendet më të fuqishme ekonomike kërkuan nga G20 që t’i sanksionojë vendet që do të refuzojnë të bashkëpunojnë për hetime për rastin “Dokumentet e Panamasë.” Ish guvernatori i Bankës Popullore Petar Goshev thotë se Maqedonia nuk ka kapacitet institucional për të zbatuar hetime.

“Maqedonia duhet vetë të merr masa, dhe jo të presë pasi të bëhet anëtare e BE-së, dhe NATO-s. Vetë të ndërmarrë masa, por ne e shohim se kemi një qeveri të korruptuar,ashtu që nuk mund të pritet nga një qeveri e tillë të ndërmarrë masa. Nuk mund të fillojnë hetim njerëzit që kanë llogari të tilla”, deklaroi Petar Goshev, ish guvernator i BPRM-së.

Sipas gazetës amerikane “Global Fajneneshl integriti” për dhjetë vjet nga Maqedonia në mënyrë të paligjshme janë eksportuar 5.9 miliardë dollarë. Goshev thotë se kjo shumë është e dëmshme për ekonominë e Maqedonisë.

“Kjo do të thotë mesatarisht një mesatare vjetore prej 5 për qind të prodhimit bruto vendor të Maqedonisë. Ky është një numër shumë i madh. Kjo do të thotë se varfëria jonë, papunësia jonë nuk është e rastësishme. Do të thotë që një pjesë e madhe e vendeve të punës të humbura,të ardhura të humbura apo prosperitet të humbur janë pikërisht këto dhe ndoshta më shumë se këto shuma të parave”, tha Goshev.

Alsat M kërkoi qëndrim nga Drejtoria për zbulim financiar dhe Policia Financiare nëse do të ngrenë hetim, por nuk morëm asnjë përgjigje. Nga BPRM thanë se deri tek ata deri më tani nuk ka arritur asnjë kërkesë nga të dy Drejtoritë në lidhje me ngjarjen “Dokumentet e Panamasë”.

Loading...