Xhevdet Hajredini
Kudo në shtete demokratike vet liderët e partive politike, zakonisht, i prijnë debatit në parlament. Vetëm disa “liderë” të partive politike shqiptare në Maqedoni, kudo dhe në çdo rast pa ndërprerë trumbetojnë, duke shitur patriotizëm dhe angazhim për integrime euroatlantike, dhe, si deputet në Kuvend, afër 20 vjet pa ndërprerë marrin rrogë, asnjëherë nuk e kanë marrë fjalën.
Ali Ahmeti, brenda 16 viteve, sa, pa ndërprerë ka qenë në Kuvendin e Maqedonisë vetëm një herë e ka kërkuar dhe e ka marr fjalën, me ç’rast vetëm ka bërë replikë me një person i cili jo vetëm nuk ka qenë i pranishëm në seancë, por as nuk ka qenë deputet. A do kishte kuptim ekzistenca e parlamentit sikur ky shembull të ndiqej nga gjithë deputetët në botë.
Nuk e përmendin “liderët” shqiptarë, as në Kuvend as diku tjetër luftën kundër krimit dhe korrupsionit, edhe pse nga BE-ja dhe NATO-ja Maqedonia vazhdimisht radhitet ndër shtetet me udhëheqësi më të korruptuar në Europë dhe Ballkan. Jo rastësisht krimi dhe korrupsioni nuk përmendet edhe në kumtesat nga takimet e “liderit të shqiptarëve të Maqedonisë” me Ilir Metën dhe Ramush Haradinaj. Kjo nuk është e rastit kur dihet se nga Europa dhe NATO-ja edhe udhëheqësia e Shqipërisë edhe ajo e Kosovës vlerësohen si të korruptuara.
Ja kumtesa nga takimi i Ali Ahmetit me Ramush Haradinaj: “Pata kënaqësi të pres në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmetin, me të cilin biseduam për shumë tema të rëndësishme për të dyja vendet. U dakorduam që të angazhohemi bashkërisht që tu gjejmë zgjidhje shumë çështjeve të rëndësishme, të cilat presin prej kohësh”.
Kurse, nga kumtesa nga takimi me Ilir Metën theksohen “përpjekjet e vendosura dhe të palodhura të BDI-së për marrëveshjen përfundimtare midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe se këto përpjekje meritojnë mbështetje maksimale”.
Nuk ka sot çështje më madhore për popullin shqiptar në Shqipëri në Kosovë dhe në Maqedoni se sa shpëtimi nga udhëheqësitë aktuale të korruptuara. Kjo del edhe nga ajo që edhe BE-ja edhe NATO e kërkojnë si kusht për anëtarësimin e tyrë në këto institucione euroatlantike. Por, fatkeqësisht, shqiptarët nuk duhet të presin asgjë nga “takimet” e udhëheqësve të tillë.

Loading...