Në tri raste të ndryshme janë sulmuar fizikisht, janë penguar gjatë punës apo janë kanosur zyrtarë policorë.
Në rastin e parë, një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht dhe kishte penguar në punë policët. Rasti ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”, me ç’rast një nga policët ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.
Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën Medlin Olbrajt të Obiliqit ku një person kishte kanosur dy policë teksa po intervistohej në stacionin policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në rastin e tretë janë arrestuar dy të dyshuar që kishin sulmuar policët teksa ishin duke i intervistuar. Kjo ka ndodhur në rrugën Mulla Idrizi të Gjilanit. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Loading...