Cilët ishin ata, që për njëzet e një vite hartuan, projektuan dhe realizuan plane, për ta njëllosur e për ta përçarë, për ta goditur, me tendencë për ta eliminuar prej skenës politike, PDSH-në?

1. Pa dilemë, në grupin e parë, jane institucionet shtetërore maqedone të kontrolluara nga maqedonasit, duke filluar prej qeverive, mediave, e deri tek shërbimet intelegjente. Këto drejtë për drejtë kanë shantazhuar, njëllosur, ndjekur e burgosur, kuadro të PDSH-së. Kanë hapur dosje për të ndjekur, përgjuar dhe survejuar, lidershipin e PDSH-së. Në momente të caktuara, kanë ndihmuar e stimuluar përçarje, kanë ndërhyrë në procese zgjedhore duke shantazhuar, kërcënuar dhe falsifikuar, rezultatet e zgjedhjeve.

2. Në grupin e dytë, janë shqiptarët që kanë qenë drerjtë për drejtë të kontrolluar dhe dirigjuar nga institucionet maqedone. Ky lloj, ka qenë instrumenti më i rrezikshëm antishqiptare dhe anti PDSH. Këto i gjejmë në të kaluarën, si kandidat për deputetë dhe këshilltarë, tek partitë maqedonase apo funksionarë shtetërorë, kinse të zgjedhur nga subjekte politike shqiptare, të tipit që dje dhe sot, defilojnë në emër të BDI-së, gazetarë të paguar, pseudointelektualë dhe “shoqata civile”, që luajnë rolin e djallit.

3. E keqja qëndron se ky grup, numerikisht është shumë më i madhë. është ajo kategori e njerëzve, që bien pre e ndikimeve dhe manipulimeve të propagandës, shantazhit dhe kërcënimit, nga dy grupet e lartë përmendura. Fatkeqësisht, në të kaluarën, në kontuinitet kanë mbështetur dhe votuar BDI-në. Sot, kur të bërat e BDI-së janë të padurueshme, kur ajo ditë për ditë godet dhe merr nga ne gjërat më sublime. E, a ka më sublim se dinjiteti? Ajo pra BDI, sot, i ka lënë shqiptarët pa dinjitet. Na gëzon fakti, se një pjesë e madhe e këtij grupi, tani e kanë të qartë dhe dorën e kanë drejtuar drejtë fajtorëve të vërtetë. Ndërsa, një pjesë e këtij grupi, e ndjejnë se kanë gabuar në të kaluaren duke mbështetur BDI-në, dhe tani këtë mundohen ta arsyetojnë me modifikim, se të njejtët janë BDI dhe PDSH. Pra, vazhdojnë të bien pre e propagandës dhe manipulimit, sepse shpikësit e vërtetë të kësaj “FORMULE”, janë pikërisht këto dy grupet e para. Këta spiunë të kombit, mercenarë dhe hajdutë, lakej, sahanlëpirës dhe puthadorë, e bëjnë punën më të ndyrë njerëzore, dhe ata e dinë se PDSH-ja i njeh, dhe e ka të qartë se cilat urdhëra i zbatojnë.

PDSH-ja ka dalë fituese ndaj këtyre qarqeve antishqiptare, sepse energjia e forca, guximi e dija, burojnë nga qëndresa titanike e shqiptareve. Shqiptarët e dinë shumë mirë se me çfarë lufte është përballë PDSH-ja. Ata e dinë se pikërisht PDSH-ja, është themeluese e Universitetit të Tetovës, Universitetit të Europës Juglindore, Institutit për Trashëgimi Kulturore e Shpirtërore. Ata e ndjejnë se në këto institucione, ndërtohet PALCA E KOMBIT. Ata e dinë se kur ka qeverisë PDSH-ja, të gjithë të burgosurit politikë kanë qenë të liruar. Shqiptarët më së miri e dinë se PDSH-ja e ndali dhe e shkatërroi “Korridorin” famëkeq të Kiro Gligorovit, priti e përcolli mbi 500.000 shqiptarë nga Kosova, ishte formacioni që drejtë për drejtë e ndihmoi dhe kontriboi për UÇK-në në luftën për lirinë e Kosovës, si dhe menaxhoi konfliktin në Maqedoni. Kur qeverisë me vendin PDSH-ja, Maqedonisë i vjen era Shqipëri.

PDSH-ja sot ndjehet krenare për të gjitha vizionet gati profetike që ka proklamuar, ajo sot në platofrmën e saj politike, ka të ngërthyer aspiratat për demokraci, drejtësi dhe liri të shqiptarëve. PDSH-ja, kurrë nuk ka qenë më e sigurtë se sa sot, në rrugën e saj.

 

PËR ATË PDSH,

DO TË FITOJ!

Loading...