Sekretari shtetëror në r Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit me Ujëra, Besir Jashari, duke folur për investimet kapitale tha se “Investimet kapitale janë synim permanent dhe në këtë drejtim angazhimi ynë është konkret”.

Dhe në vend se të turpërohen nga këto shifra qesharake, përfaqësuesit e BDI-së lavdërohen me to, me siguri duke konsideruar se shqiptarët janë naivë.

“Kështu, duhet theksuar se është përgatitur projekti dhe është hapur tenderi për ndërtimin e Hidrosistemit Raven – Reçicë, me vlerë prej 18 milionë euro. Është përgatitur dokumentacioni lidhur me ndërtimin Pendës në Lumin e Sllupçanit, me të cilin do të sigurohet sasi shtesë e ujit për pije për vendbanimet e Likovës dhe për ujitjen e 5 mijë hektarë tokë bujqësore. Për këtë projekt do të ndahen 13 milionë euro. Në vendbanimet shqiptare nga programi për zhvillim rural, përkatësisht për rrugë lokale, ujësjellës, plane urbanistike dhe kanalizime, gjatë këtij viti janë investuar 7.2 milionë euro. Po në këto vendbanime, për nevojat e blegtorëve janë rregulluar rreth 40 kilometra rrugë malore, me vlerë prej 82 mijë euro, kurse janë pastruar 16.8 kilometra kanale, për të cilat janë harxhuar 270 mijë euro. I përmendëm vetëm disa nga projektet e realizuara, por edhe nga ato që priten të realizohen”, tha Jashari pas takimit me ministrat e BDI-së të udhëhequr nga Bekim Neziri dhe Fatmir Besimi.

Loading...