Për disa ditë do të ndodhë mashtrimi i Shekullit 21 për “shqipfolësit e FYROM-it”

Shqipfoles, (te shtetit FYROM edhe per disa dite) pergadituni per mashtrimin e shekullit 21.
Ju nuk keni faj qe smundeni ta ndryshoni situaten, eventualisht, faj mbani kur nuk tentoni ta ndryshoni ate!

Me keqe ardhje, Ali Ibraimi

Ali Ibraimi

IDENTITETI:
Të nderuar SHQIPFOLËS të FYROM-IT, për momentin ky është identiteti ynë, SHQIPFOLËS të FYROM-it.

Të dish dhe të njohësh:
Unë nuk predikoj iridentizëm, nacionalizëm, separatizëm, racizëm, (nuk) di të diskriminoj, por e njoh shumë mirë psikologjin e diskriminimit dhe të diskriminuesve. E njohë barazinë. Kam arsye.

EMRI asnjejës:
Emri sinonim i (mos) rahatis dhe stabilitetit.
Nëse dëshironi REHATI për gjithmonë, në shtetin që sot njihet si FYROM, duhet që të i ndërrohet emri njëherë e përgjithmonë ( Jo çdo 30 vjet)
Nese duani të ndiheni të BARABART si gjithë banuesit e FYROM-it vetëm emrimi asnjejës (që si përket asnji kombësie) e siguron këtë barazi.

REPUBLIKA e SHKUPIT tingëllon mirë.

Ky emër përfaqëson të gjithë ata që jetojnë në FYROM. Nuk ka nevojë që të bëhen ligje për gjuhë, për polici e për cfardo tjeter, sepse emri asnjejës automatikishtë i zgjidhë problemet, (shembull e kemi Svicërën, rrjedh nga qyteti qendror Sviti, gjermanishtë Schviz dhe secili Svicëran prezentohet në gjuhen e tij: Schveiz, Suisse, Svizzera, Switzerland…)
Nga je?
nga Shkup(r)ija, (si Sërbija, Kroacija, Sllovenija, Tunisija, Algjerija…)

Bota na njeh:
Cka është ma interesante, e gjithë bota, përfshir edhe Greqin, do ta njohe një emer gjeografik që nuk e diskriminon asnjë përkatsi kombtare e fetare, dhe askujtë nuk i cenohet identiteti dhe kultura. Maqedonët e ruajnë dhe e gëzojnë gjuhën e tyre ashtu sikur shqiptarët dhe tè tjeret.
Natyrysht, me emer asnjëjes, maqedonët, i frikësohen federalizimit të shtetit dhe me këtë mos dominimit ndaj pasurisë së shqiptarve të Iliridës. E gjithë loja është këtu për maqedonet! Maqedonët do të pranojnë me shumë dëshirë çfarëdo ndryshimi, vetëm që emri të përmbajë brenda fjalën Maqedoni.

Indiferencë e shqiptarve!?
Maqedonët nuk duan ta ndryshojnë emrin e shtetit tonë, sepse, thjeshtë, e konsiderojnë të tyre. Sepse, Tito ua ka dhuruar gjuhën dhe i ka shpallur pronar të kësaj Republike, me qëllim, për t’i diskriminuar shqiptarët.
Ajo që po më brengos shumë është, kjo heshtja dhe indiferenca e Shqiprisë, e posaqërisht, pse intelektualet dhe lideret politik shqiptar të FYROM-it nuk e kërkojnë këtë drejtësi me këmbëgulje. Për mendimin time, lideret shqiptar e din të verteten siq e di unë, por janë të perqendruar tek pushteti dhe numeri i votuesve qe mundet t’i fitojnë ne zgjedhjet e radhes, këtë matematik e njohin mirë. Per ceshtjet madhore presin qe dikush tjeter të luftoj për ne e per ta. Të tjerët luftojn përvete dhe ktu ska asgje tè keqe! Ne po presim si sorrat, cka po mbetet nga placka pasi ujku të ngopet, e dihet cka len ujku, veten kockat. O vllezer a jetohet me kocka? Koha ka me na gjikuar! Përgjegjësi kemi edhe ne, vet popullata shqiptare duhet ngacmuar, stimuluar e vetëdisuar liderët tanë. Sepse një ditë na thojnë, e ju ku ishit?

POROSI PER UDHEHEQISIT TANË:
Kjo shanse vjen njeher ne 1000 vjet. Mos e shitni Iliridën me tër pasurin e kulturën e popullit të sajë… E keni popullin dhe Botën perendimore ne krah tuaj. Kjo a nuk ju stimulon për të mbetur në historin e popullit shqiptar si lider që luftuat për shpëtimin dhe clirimin nga dominimi prej popujve të tjerë?

Kompromis, kësaj radhe, duhen të bëjn maqedonët:
PRONSIA:
Ju lideret tanë, Mos Pranoni, neser ne NjuJork, apo kudo që ju kërkojn pajtimin dhe akordimin tuaj, për asnjë emer, qe ne të përmban fjalen Maqedoni, sepse, ata qe Titoja i njohu si maqedon, do u garantohet pronsia e keti shteti, andaj asgjë nuk ndryshon nga ajo qe është sot, (andaj do i lusim maqedonët, cdo 30 vjet të na japin nga një të drejtë, me ligjë), kështu do jemi pakicë deri ne luften radhes, qe do të ndodhë pershkak sè dikush firmos nje dicka që zduhet ta firmos!!! E në luft dihet, populli fiton një të drejt në këmbim të dishkaje tjeter, por kjo temë don nje liber ne vete!

Projekti:
Shtet multietnik dëshiron bota!
Kjo Republike është krijuar që të funksionoj si shtet multietnik.
Emri asnjëjes e mbyll projektin.

Kush po e shpërfill projektin?
Kush po e zvarrit dhe për çfarë qëllimi nuk e mbarojnë projektin?

Çdoo zvarritje shkon në dëm të shqiptarve të Iliridës!!!

Zgjidhja:
Emri REPUBLIKA e SHKUPIT i zgjidhë të gjitha problemet madhore.
Të kundërtën e kemi të njohur, do jemi siq kemi qen der më tani, nën sundimin e të tjerve. As nuk na lën me bër Shqipërin e madhe as nuk na lën me vdek. Kjo tash po’ na ndodh. Po’ e kuptoni?

Loading...