Opinione

Për hair Mini-Jugoslavi(j)a e Zaevit(Zajebit)!?

sulejman-mehazi-620x330

Shkruan: Sulejman Mehazi

Tani u zbulua e u argumentua se pse këtë loçk shtetin tonë ndërkombëtarët pas zhbërjes së Jugosllavisë e pagëzuan me emrin e çuditshëm, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Sa të mençur janë këta nderkombëtarët, SHBA-ja e BE-ja, të mos kishin qenë të zgjuar e diplomatë nuk do e kishin udhëhequr botën. Shikoni sa largëpamës janë, duke e ditur se ne do bëhemi nostalgjik për vëllazërim-bashkimin e ishjugosllavisë komuniste të Titos, 27 vjet para ata e paskërkan pagëzuar ndërkombëtarisht këtë shtet, më emrin: ISH REPUBLIKA JUGOSLAVE E MAQEDONISË, që e ka kuptimin e mos shkëputjes historike sllave me anë të një shteti të vogël jugosllavë, apo mini-jugosllavisë. Dallimi i Jugosllavisë së madhe prej kësaj të vogle është se, e para, e Titos, ishte e përbërë prej gjashtë kombeve: serb, kroat, slloven, boshnjak, malazez e maqedonas, shqiptarët askund, e dyta, e Zaevit, është e krijuar prej gjashtë pakicave apo nacionaliteteve: maqedonasve shtetformues dhe pakicave: shqiptarëve, turqëve, serbëve, vllehëve dhe romëve, bullgarët askund, me të gjitha të drejtat e barabarta vëllazërim-bashkim-boro-ramiziane. Për besë e pasha Allahun nuk e kemi të qartë se si do jetë kjo barabarësi, me një shtet të barabartë, por me flamuj e gjuhë të ndryshme, maqedonasit flamurin dhe gjuhën e tyre, shqiptarët flamurin dhe gjuhën e tyre, serbët flamurin dhe gjuhën e tyre, turqit flamurin e gjuhën e tyre e kështu me radhë. Na ka mbetur vetëm stema pesëyjshe me gjashtë flakadana ishjugosllave. Për hair na qoftë gjymish mini-jugosllavija e Zaevit.

To Top