Per here te pare ne Tirane, “Music Deal”, zhvillon event te ngjashem me “ Ultra Music” dhe “Tomorrow Land”

Per here te pare ne Tirane, Music Deal do te zhvilloje nje event te ngjashem me “ Ultra Music” dhe “Tomorrow Land”.
Ne 28 Gusht “Sheshi Skenderbej” do te kthehet ne arenen me te madhe te muzikes elektronike.
Argetim pafund, muzika me e mire nderkombetare si dhe disa kende te percaktuara per pije, fast food, piroteknike.
Dj me te njohur nderkombetar si Alan Walker,Steve Aoki, Quintino,Benny Romeo, Vinai, Tom Enzy, Dj Dynna edhe Dj Aldo do te luajne live ne 28 Gusht ne Sheshin Skenderbej.
Per rreth 12 ore sheshi Skenderbej do te kthehet ne qendren e ballkanit, pasi te shume jane te interesuarit nga vendet fqinje per te qene pjese e ketij eventi. Biletat kane nisur te shiten online www.electricalbania.al si dhe ne sheshin Skenderbej ne biletarine e vendosur ne hyrje te sheshit.
Cmimet e biletave 15 euro, dhe zona VIP 100 euro.

Skenografia e eventit e realizuar nga nje ekip Hollandez do te jete me e madhja e realizuar ndonje here. Gjatesia e skenografise eshte rreth 100 m dhe do te jete e pozicionuar ne te gjithe fasaden e Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit.
Hyrja e publikut do te jete ne oren 16:00 ku dhe do te hapen stendat e vendosura ne sheshin Skenderbej.
Ne oren 17:00 do te ngjitet ne skene Dj i pare per te pasuar me pas me te tjeret. Eventi nga organizatoret eshte menduar te zgjase deri ne oren 05:00 dhe te jete nje spektakel i permasave nderkombetare. Ky event pritet te kthehet ne nje tradite disa ditore vitin e ardheshem, i cili do te sjelle me mijra turiste nga europa dhe ballkani.

 

Loading...