Për herë të parë shqip në “Ohridsko Leto” (VIDEO)

Me interpretimin e divës operistike Elena Moshuc, njëra prej këngëtareve më të mira operistike në botë, tenorit Kalin Bratesku dhe orkestrës simfonike të Filarmonisë së Maqedonase, nën dirigjimin e Nikollae Moldoveanu, në skenën e Teatrit Antik në Ohër u hap Edicioni i 58-të i manifestimit mëtë madh muziko-skenik – festivali “Vera e Ohrit”.
Para publikut fjalim mbajti edhe ministri i Kulturës nga radhët e Lēvizjes BESA, Asaf Ademi, i cili theksoi se ndjehet vërtetë i nderuar që si shërbyes, pra ministër i artistëve, ka kënaqësinë t’u drejtohet atyre, publikut dhe përkrahësve të festivalit muzikor më me renome në vend dhe në rajon.
“Arti është gjuha universale e botës. Thonë se gjuha është shpikur nga njeriu për të shprehur
ndjenjat e tij, por realisht e përdor atë më shumë për t’i fshehur ato, për të gënjyer, për të vrarë.
Vetëm në gjuhën e artit është çdo gjë e sinqertë, e pastër, hyjnore… Le të shijojmë këto muaj të gjuhës universale dhe hyjnore të artit dhe të rrezatojmë pak në këto kohë kur na nevojitet më së shumti. Të dashur artistë, skena është e juaja, na sillni të bukurën dhe të lartësuarën në jetën tonë”, porositi ministri Ademi.
Ndërkohë, kjo është hera e parë që në një ngjarje kaq të rëndësishme flitet edhe shqip, siç mund ta shikoni në videon e më poshtme.

Loading...