Për kompanitë nga Maqedonia 40 milionë euro nga Fondi rajonal për inovacione

Gjithsej 40 milionë euro do t’i kenë në dispozicion kompanitë nga Maqedonia përmes Fondit rajonal për inovacione zyra e të cilit në Shkup prej sot edhe zyrisht fillon me punë.

Siç njoftoi zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski në konferencën e sotme të përbahskët me drejtoreshën e Zyrës Tatijana Zabasu dhe përfaqësuesin e BE-së Martin Klauke, mjetet janë të dedikuara për bizneset start-ap, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Maqedonia është vendi i parë nënshkrues i Marrëveshjes për themelim të Fondit rajonal i cili përveç se në Shkup zyra ka edhe në Beograd dhe Zagreb.

“Qeveria e njohu rëndësinë e themelimit të Fondit rajonal si komplementar i Programit për avancim të inovacioneve, për përmirësim të konkurrencës së ekonomisë dhe të klimës afariste, dhe menjëherë iu bashkangjit kësaj iniciative. besojmë se përmes zyrës së Fondit kompanive nga Maqedonia mjetet financiare do t’i kenë shumë të qasshme, ndërsa do të lehtësohen edhe procedurat administrative”, tha Peshevski.

Fondi rajonal për inovacione do të participojë me lartësi të mjeteve prej 25 deri në 49 për qind nga pronësia e kompanive me ç’rast do të investohen 500 mijë deri në dy milionë euro për një kompani.

Përmes Fondit, theksoi zëvendëskryeministri Peshevski, ndërmarrjet do të kenë mundësi të marrin mjete të drejtëpërdrejta financiare të cilët do të investonin në zhvillimin e teknologjive, ngritje të cilësisë së prodhimeve dhe shërbimeve, me ç’rast do të përmirësohet konkurrenca e tyre në nivel lokal, rajonal dhe evropian.

Dëshirojmë të investojmë këtu, në Maqedoni, sepse hasëm në shumë talent dhe inovacione të cilët mund të zhvillohen në konkurrencë të madhe. Duam t’i dëgjojmë idetë dhe propozimet e kompanive, ato në çdo kohë mund të vijnë tek ne, por për informim të tyre më të madh edhe ne vazhdimisht do të organizojmë takime adekuate”, theksoi Zabasu.

Fodin rajonal për inovacione është rezultat i angazhimeve të Komisionit Evropian dhe Fondi investues evropian, ndërsa është projektuar në gjithsej 140 milionë euro me të cilat janë përfshirë edhe Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe BeH-ja.

Loading...