Opinione

Për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Abdulla-Mehmeti-1

Abdulla Mehmeti

Ligji për përdorimin e gjuhëve është një arritje për barazinë e gjuhëve në Maqedoni, edhe të gjuhës që e flasin 20% e qytetarëve (aludohet në shqiptarët dhe gjuhën shqipe), por nuk është ligj për gjuhën shqipe dhe zyrtarizimin e saj të plotë.

Çfarë përparimi presin shqiptarët kur edhe kryeministri i Shtetit Shqiptar i lexon ligjet sipas dëshirës së tij, jo siç janë realisht?

Ligji i miratuar sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e avancon përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet, dhe ky është një fakt, një arritje e mirë, por jo e mjaftueshme.

Ky ligj ka emër, dhe sipas tij përcaktohet edhe statusi i gjuhës shqipe, si gjuhë në përdorim zyrtar krahas gjuhëve të tjera, jo si gjuhë zyrtare.

Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është Ligj për gjuhën shqipe, o njerëz. Nëse nuk dini ta lexoni emrin dhe përmbajtjen e ligjit, së paku dallojeni njëjësin prej shumësit: gjuhët dhe gjuha!

(11 janar 2018)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top