Nicolas Burdisso ka zbuluar se ka patur një konfrontim fizik në dhomën e zhveshjes me Lionel Messi-n teksa luante për Argjentinën.

 

37-vjeçari ka kaluar shumicën e karrierës së tij në Serie A tek Inter, Roma, Genoa dhe Torino, por aktualisht është një lojtar i lirë.

 

Dhe që pas vitit 2011 ai nuk është grumbulluar më te kombëtarja argjentinase.

 

“Patëm një konfrontim fizik në dhomën e zhveshjes,” shprehet Burdisso për Telefe në Argjentinë.

 

“Nuk besoj se kam qenë i vetmi që i kam bërtitur, por këto gjëra ndodhin në dhomën e zhveshjes. Por pe pranoj se atë moment e kemi tepruar.

 

“Kishim filluar debatin që në fushë, teksa ai donte topin dhe unë nuk arrita t’ia jap. Ai u acarua, po ashtu edhe unë.

 

“U futëm në dhomën e zhveshjes kur e pashë se po afrohej, unë e prita. Ata duhet të na ndanin.

 

“Janë gjëra që ndodhin, të dy kemi personalitet të fortë.”

Loading...