Për pesë vjet, 1.4 miliardë euro janë rrotulluar në kazino dhe bastore në Maqedoni

Kazinotë dhe bastoret sportive në Maqedoni kanë rrotulluar 1.4 miliardë euro në pesë vitet e fundit. Kjo është shuma që të gjitha kazinotë dhe qendrat e basteve kanë pasur si të ardhura, transmeton Tv 24. Shuma është shumë më e vogël se shuma që raportohet më pas si një fitim. Të gjitha kazinotë dhe bastoret sportive në vend për pesë vjet kanë fitim prej 56.5 milion euro.

Të ardhurat e kazinove dhe bastoreve, në pesë vitet e fundit janë vazhdimisht në rritje, por fitimi nuk ndjek të njëjtin ritëm.

Të ardhurat dhe fitimet në kazinotë dhe bastoret:

Viti Të ardhurat Fitimet

2012 207,0 10,2

2013 254,2 13,1

2014 280,2 8,4

2015 297,0 9,3

2016 357,0 15,5

përllogaritur në miliona euro.

Loading...