Kjo është intervista e Heroit të Kosovës Fehmi Lladrovcit, dhënë televizonit britanik BBC , në maj të vitit 1998.

Gazetari i BBC e kishte pyetur Fehmi Lladrovcin, se për serbët ju jeni terrorist, Fehmiu?

“Mirë, le të argumentojnë serbët vetëm një akt të terrorizmit të ushtruar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndërsa ne mund t’i numërojmë mijëra raste të terrorit të bërë nga falangat serbe mbi popullatën e pambrojtur shqiptare. Le të tregojnë ata vetëm një njeri të pafajshëm , i cili është vrarë nga UÇK-ja, një njeri të paarmatosur, një fëmijë apo një grua, kudoqofshin ata në territorin e Kosovës.Armët nuk i kemi marrë në dorë për të luftuar kundër popullatës serbe që jeton në Kosovë.1 morëm kundër regjimit serb dhe kundër forcave policore dhe ushtarake serbe që janë në Kosovë”.

Ndërsa pyetjes së këtij gazetari se ” a do të vdiste për Kosovën”?

Fehmiu thotë: “Me gjithë dëshirë. Ky do të ishte nderi më i madh për mua”.

Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, që ishin ndër figurat më eminente të organizimit dhe të luftës për liri në Kosovë, ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike.

Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë.

Loading...