Nëse do t’i thoshe një shqiptari të Kosovës në vitin 1999 se pas 19 vitesh një futbollist shqiptar nuk do të pranonte Kombëtaren e Shqipërisë për të luajtur për Serbinë (Përfaqësuesja e Kosovës ishte një ëndërr e largët në ato vite) mbase nuk do të të kursente plumbin! Megjithatë, jetojmë në një realitet tjetër dhe në një kohë krejt të ndryshme, paqeje të detyruar, fatmirësisht.

E në këtë atmosferë të acaruar në ajër, na del një djalosh, Arton Zekaj, që refuzon Shqipërinë dhe Kosovën për të nderuar fanellën e Serbisë!

Rast grotesk, por i vërtetë! Mesfushori 18-vjeçar ka lindur në Beograd. E ka nisur karrierën e tij te Partizani i Beogradit dhe duket se është ushqyer me të njëjtën frymë si çdo banor tjetër i shtetit fqinj. Mbase ka mësuar dhe historinë e padrejtësisë se si Serbisë “iu hoq me forcë një pjesë e territorit”. Përndryshe, nuk do të kishte asnjë mundësi tjetër dhe asnjë motiv që një shqiptar i Kosovës të përfaqësojë Serbinë! Tmerr!, raporton insport.

Lojtari i lindur në vitin  2000, bëri hapin e madh në karrierë, pasi kaloi nga kampionat serb i futbollit te gjigantët e Lilles në Francë. Francezët paguan 300.000 euro për shërbimet e tij. 260.000 mijë për Partizanin e Beogradit si taksë e formimit dhe 40 mijë për ekipin e Sopot Beograd, ku luajti në sezonin para se të transferohej në klubin francez.

Zekaj është grumbulluar rregullisht nga kombëtaret U-15, U-16 dhe U-17 të Serbisë. Ai është lojtar i rëndësishëm, pasi ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit me këtë skuadër. Sa krenare do të jetë familja e tij, shumë… E ka ushqyer me vlera dhe me tradita shqiptarësh! Sidomos tani që ka refuzuar Shqipërinë dhe Kosovën!

Loading...