Vendi i fundit dhe vetëm 6 pikë të tubuara nga 9-të ndeshje të zhvilluara në sezonin e ri të kampionatit vendor. Një katastrofë për një klub si FC Shkupi që të paktën nuk jem mësuar ta shohim në atë rang të tabelës.

 

Pas mbylljes të rrethit të parë, drejtori sportiv i skuadrës nga Çairi, Omer Bunjaku kishte vendosur t’i thotë troç të gjitha në një vend, duke treguar gjithçka për këtë ecuri të dobët të Shkupit në këtë periudhë. Sipas tij ka një fajtor kryesor, të cilin e fajëson për shumë gjëra që e kanë dëmtuar klubin dhe vazhdojnë ta dëmtojnë sot e kësaj dite.

 

“E thash gjatë gjithë kohës që tradhtar më i madh i FC Shkupit në këtë situatë është Zekirija Ramadani. Pse iku në moment të padrejt, e la klubin në moment shumë të keq dhe e la klubin pa lojtar. Nuk dua të flas pasi nuk është edhe ai këtu prezent, dua të ballafaqohem edhe me atë drejtpërdrejtë. Por, pikërisht fajtori kryesor në merkato është Zekirija Ramadani, për transferet, për largimin e lojtarëve. Për largimin e Edis Maliqit, Alen Jasharovskin, gabimi më i madh që i ka ndodhur Shkupit këto vitet e fundit është Omar Imeri edhe për këtë është fajtor Zekirija Ramadani. Largimi i fëmijëve të rinjë si Fatih Ismaili, Altin Sefo, të cilët ishin gati të luajnë si lojtar në U21, të gjithë këto i largoi dhe mbetëm me një Suhejl Muharemi. Mos pranimi i asnjë lojtari tjetër nga unë si drejtor, nga Ertan Demiri si Team Menaxher dhe sponsorët nga Turqia me lojtarët tjerë që i ofronim në klub, nuk i pranonte asnjë dhe këtë forcë e kishte nga Shefshet Demiri dhe ne sot jemi këtu falë atyre dyve”, e thotë troç drejtorit sportiv Omer Bunjaku në emisionin ‘Sportmania’.

 

Bunjaku premton se gjendja e klubit “bardheblu” do të përmirësohet, ndërsa nga janari do të jetë edhe më ndryshe, duke premtuar edhe merkato me futbollistë tjerë. (infosport.mk)

Drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku në Sportmania flet për krizën momentale të ekipit

Gepostet von Tv Shenja am Montag, 8. Oktober 2018

Loading...