Enca Haxhia është emër shumë i komentuar në shtyp.

Enca Haxhia shumë herë është kritikuar për paraqitjet e saj tejet provokuese në publik, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, me të cilën ua ‘mbyll gojën’ të gjjithë atyre që kishin dyshime rreth asaj se si këndon ajo ‘live’.

Enca u kujdes që t’i sjell të dy versionet me muzikë dhe pa të, teksa po këndonte, kurse mbishkrimi që i la videos ishte “Me muzik & pa muzik (live & no autotune)”.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Enca Haxhia është “Kujt po i han”, në duet me Don Phenom. /Lajmi.net/

Loading...