Rajon-Botë
03/12/2015 19:49:50

Për të mposhtur ISIS’in, Trump i gatshëm të kryejë krime lufte

trump

Donald Trump mendon se, ka vetëm një mënyrë për t’i mposhtur terroristët e ISIS-it, e ajo është: t’iu goditen familjet.

Pretendenti për nominimin republikan në Presidencialet e vitit 2016 është i bindur se, një plan i tillë, sado i pamëshirshëm të tingëllojë, mund të funksionojë vërtet. “Si kujtoni ju? Nuk iu dhimbsen atyre njerëzit e afërt?”, pyeti Trump në një emision televiziv.

Miliarderi u duk se i kishte idetë e qarta për mënyrën sesi duhet luftuar ISIS’i.  “Ky grup terrorist duhet mbytur me bomba, tha ai, transmeton Tch.

“Të ishte për mua, do t’i sulmoja aq fort sa nuk janë sulmuar ndonjëherë më parë. Përpos kësaj, është shumë e rëndësishme të godasim burimin e tyre më të rëndësishëm të të ardhurave, naftën”, theksoi.

Republikani sqaroi më tej se, pavarësisht faktit që do të përpiqej t’i asgjësonte militantët e familjarët e tyre, sërish do të bënte të pamundur për të shmangur viktimat mes civilëve të thjeshtë, në zonat e njohura si fortesa të ISIS-it në Siri e Irak.

“Por një nga problemet më të mëdha që kemi për momentin, dhe arsyeja përse jemi kaq joefikasë në sulmet tona, është se civilët në ato vende po përdoren si mburoja njerëzore. Është e tmerrshme, – vazhdoi Trump.

Megjithatë duhet të them se politikisht, lufta jonë është shumë korrekte”.

Njeriu që kryeson garën e nominimit në kampin republikan u tregua mjaft kritik ndaj strategjisë së Presidentit Barack Obama kundër Shtetit Islamik, për të cilin argumenton se ka dërguar shumë pak trupa, ndërsa nga ana tjetër i ka zbuluar më tepër se ç’duhet lëvizjet e tij.

“Nëse kë ndonjë gjë për të bërë, bëje!,tha Trump.

S’ke pse flet aq shumë, sidomos në një situatë si kjo, kur nuk ka nevojë për fjalë, por për veprime”.

To Top