Një përballje mjafë interesante kishte rezervuar mbrëmë kupa e Zvicrës, Winterthur-Basel.

Janë përballur mes vete dy Taulantët, kapiteni i Shpresave të Shqipërisë, Seferi dhe reprezentuesi i Kombëtares, Xhaka.

Seferi luajti për Wintethur kurse Xhaka për Baselin. Të dy futbollistët kanë zhvilluar një betejë të madhe në mesin e fushës, ndërsa në fund fitorja i ka takuar më të vjetrit Taulant Xhaka.

Ndeshja është zhvilluar në një stadium përplot me shikues futbolli, e ku ka qenë i pranishëm edhe babai i Taulant Seferit, Fatmir Seferi.

Pra, Winterthur-Basel 0-1 dhe këta të fundit kualifikohen në garat e mëtutjeshme në kupën e Zvicrës.

Loading...