Një 41-vjeçar u ekzekutua pasi ishte dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e një 3-vjeçareje.

Muhammad al-Maghrabi u vra me një armë AK në kryeqytetin Sana të Jemenit.

Fotot tregojnë momentin kur ai ekzekutohet përpara një turme njerëzish.

Sipas ligjit të Sharias, ai u dënua me vdekje për krimin e tmerrshëm.

Megjithatë familja e viktimës mund t’ia lehtësonte dënimin.

Një ushtar ia vendosi armën pranë dhe hapi zjarr.

Edhe pse zakonisht përdoret prerja e kokës, nuk përjashtohen as armët e zjarrit për ekzekutimin e të dënuarve.

Image
Loading...