Përdorte pasaportë te vjedhur spanjolle, arrestohet shqiptari në Qipro

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia e Qipros në zonën e Greqisë, pasi përdorte një pasaportë të vjedhur spanjolle. Shqiptari u kap gjatë kontrollit në aeroportin Pafos në Qipro, raportojnë mediat greke.

Hetimet policore zbuluan se ai ishte një shtetas nga Shqipëria, por nuk është bërë i ditur identiteti i tij. Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca gjyqësore, ndërsa për të u vendos që të qëndrojë në paraburgim.

Loading...