Përfaqësuesit e Lëvizjes BESA realizojnë takim me ambasadorin sllovak

Sot, në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup është realizuar një takim mes kryetarit të Lëvizjes, Bilall Kasami, anëtarit të Kryesisë Qendrore, Afrim Gashi, dhe ambasadorit sllovak në Maqedoni, z. Martin Bezak.

Në këtë takim u bisedua për situatën politike, ku u theksua se çdo vonesë dhe shkelje e afateve të parapara në Marrëveshjen e Përzhinos nënkupton thellim i mëtejmë i krizës politike. Nga BESA theksuan se me politikanë të korruptuar e të inkriminuar në krime nuk mund të presim shtytjen e Maqedonisë drejt euro-integrimeve, sepse një gjë e tillë mund të bëhet vetëm me politikanë vizionarë dhe të pazhvatur.

Po ashtu përfaqësuesit e Lëvizjes BESA e shpjeguan në detaje idenë e Këshillit Mbipartiak, ku janë duke u grumbulluar shumë parti opozitare, organizata, profesorë, intelektualë dhe forca të tjera progresive në vend.

Loading...