Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Lipjan

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri dje në fshatin Grackë e vjetër të Lipjanit

Policia e Kosovës njofton se viktima mashkull i komunitetit serb, ka raportuar se si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik i është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Loading...