Përfshirja e Besës në Qeveri, Zejd Rexhepi: Të gjitha ministritë të jenë të hapura për shqiptarët

Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, Zejd Rexhepi ka thënë se akoma ka ministri ne Qeverine e Maqedonise që kanë të mbyllura dyer për shqiptaret, andaj ai pret nga Kryeministri Zaev t’i hap këto dyer dhe të deshmojë ne veper konceptin që proklamon “një shoqëri për të gjithë”. Me tej, Rexhepi ka thene se kuadrot e BESËS janë të gatshëm për të udhëhequr me çdo digaster qeveritar.
Zejdi ka folur edhe per zgjedhjen e Afrim Gashit ne krye te partise. “Kryetari aktual Afrim Gashi nuk ka pasur aspirata të jetë kryetar, ne kishim aspirata BESA të ketë sukses e jo individ të caktuar” ka deklaruar Rexhepi. I ftuar në emisioni “Në Fokus”, në Art Channel, Rexhepi , ka thene se Gashi meriton postin e kryetarit, këtë e ka deshmuar edhe si Sekretar Gjeneral dhe njeri qe nuk mund ta tradhëtonte idealin.
Qëllimi jonë i përbashkët është ti ruaj vlerat e idealit tonë dhe ta bëjmë të suksesshme BESË-n./ Gazeta Lajm

Loading...