Raportet mes tyre ishin të tendosura prej kohësh, por ra kënga e re e Bilbilave të Mushtishtit dhe u mor vesh gjithçka. Tashmë është kuptuar se kënga e kënduar nga Shyhretja, Remzija dhe Motrat Musfata mban ka titullin “Shoqet”.

Dhe si për ironi, kjo këngë pa Shkurtën pjesë e saj, flet për raportet mes këngëtareve te Mushtishtit dhe përkushtimin e tyre për këngën që kur ato nisën karrierën në shoqërinë kulturore “Afërdita” të Mushtishtit.

Pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët ishte edhe Shkurte Fejza, por ajo nuk u ftua në këtë projekt gjë që forcon edhe më shumë një bindje që ekziston se bilbilat e Mushtishtit nuk komunikojnë mes vete. Magazina.al ka biseduar me Hajrushin, bashkëshortin e Shkurtës, por ai ka thënë se nuk kanë qenë në dijeni të këtij projekti.

Ndërkohë, Remzije Osmani ka deklaruar se mungesa e Shkurtes në këtë këngë nuk është për shkak të raporteve, por kështu ka planifikuar producenti që ka të drejtën e distribuimit të kësaj kënge.

Loading...