Këtë vit salloni i gjashtë me radhë i librit në kryeqytetin francez u mbajt me temën «Vendet ballkanike ndryshe». Kjo është ngjarja e vetme që organizohet në Paris me autorë nga vendet e Ballkanit. Dhe shqiptarët ndahen të lumtur.

Sivjet Salloni u mbajt më 27 dhe 28 maj në «Au Pôle des Langues et Civilisations» («Poli i Gjuhëve dhe Civilizimeve»), Inalco/Bulac të Parisit. Pos stendave të numërta të botuesve të ndryshëm, ai pati një program shumë të pasur me konferenca, debate dhe me aktivitete të larmishme letrare. Prania e autorëve të ndryshëm nga Greqia, Rumania, Turqia, Shqipëria, Serbia, Kroacia, Bosnja e vende të tjera i dha një kuptim e pasuri të veçantë këtij salloni.

Në mesin e aktiviteteve të ndryshme ishte edhe mundësia që publiku përmes internetit të votojë një nga tekstet e 15 autorëve nga vende të ndryshme ballkanike. Dhe, teksti i Driton Kajtazit «Alba aime les lettres» («Alba i don shkronjat») morri çmimin special nga juria e këtij panairi. «Driton Kajtazi ishte befasia më e bukur e këtij salloni», theksoi kryetari i jurisë së këtij Salloni, Yves Rousselet. Në fjalën përshëndetëse organizatorët e Sallonit përmendën veçanërisht faktin se Driton Kajtazi, mësimdhënës në kolegjin «Léon-Michaud» në Zvicër dhe drejtor i Institutit Zviceran për Studime Shqiptare, është autor i një antologjie të letërsisë së Zvicrës franceze – «Hënore e Zvicrës».

Organizatorët theksuan më tej se pjesa teatrore e Driton Kajtazit «Guri Ura, l’étranger d’ici» («Guri Ura, i huaji vendor») ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, meqë ajo është luajtur në gjuhën frënge në Zvicrën frankofone për gati dhjetë vjet. «Sikur thotë shprehja e urtë shqipe ‹Sa më i thellë të jetë lumi, aq më më i qetë është ai›, unë them se sa më shumë që njohuritë tona të ndërsjella thellohen, edhe shpirtërat tanë qetësohen», u shpreh në fjalën hyrëse Driton Kajtazi pas pranimit të çmimit dhe vazhdoi me një urti tjetër nga thesari i traditës shqiptare: «Miku është vëlla pa hise», ndaj «duke krijuar miqësi ne nuk ndajmë hise, por krijojmë të reja», vijoi ai.

Pos çmimit special të jurisë, teksti i Driton Kajtazit ishte teksti i dytë më i votuari në internet. Teksti i parë, më i votuar në internet ishte ai i autorit nga Rumania Georges Arion. «Më duhet të theksoj se prania ime në këtë sallon ishte sa e rastësishtme aq edhe falë Prof. Dr. Nerimane Kamberit, e cila më nxiti të dërgoj tekstin tim. Është hera e parë që marr pjesë në këtë sallon, por është edhe hera e parë që marr pjesë në ndonjë konkurs, ndaj ndarja e këtij çmimi special për mua është padyshim një nder», theksoi Driton Kajtazi.

Pascal Hamon, nismëtar i këtij salloni, mes të tjerash vërenë, se ideja ka lindur thjesht nga dy konstatime. E para: Ideja ballkanike ka gjithmonë një lloj aktualiteti pas tronditjeve dhe thyerjeve të viteve të ’90-ta. E dyta: Në Francë ekzistojnë nisma të numërta në drejtim të kësaj zone gjeogra渣䀔ke, por nuk ekzistonte asnjë ngjarje speci渣䀔ke për librin, për letërsinë e vendeve ballkanike. Paraqitja e këtij salloni me titullin «Ballkani ndryshe» ka për synim t’i tregojë publikut cilat janë elementet kulturore ballkanike të përbashkëta në sferat historike, kulturore, gjuhësore, fetare e letrare dhe shkrime në diversitetet e tyre.

Kështu Salloni synon të nxisë dëshira për të zbuluar vendet ballkanike përtej klisheve dhe stereotipeve. Salloni ka për qëllim që të bëhet pionier, duke mos pasur frikë t’i befasojë lexuesit, publikun, të ftuarit… me një program dhe me forma shkrimi më pak klasike. Edhe pse nismat e këtilla zakonisht kanë pak përkrahje, Salloni që nga fillimi ka pasur përkrahjen e Qendrës Kombëtare të Librit në Francë si dhe partnerë të tjerë të numërt në Francë dhe vendet ballkanike, veçanërisht nga shoqata «Albania», theksoi ndër të tjera Pascal Hamon

Loading...