Në mesnatë përfundoi afati për kontrollin publik të Listës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2017, kontroll të cilin qytetarët mund ta bënin në mënyrë elektronike në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor ose në hapësirat e KSHZ-së në Shkup dhe në zyrat e njësive rajonale të KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas orarit të veprimeve zgjedhore të KSHZ-së, në afat prej pesë ditësh nga përfundimi i kontrollit publik, Komisioni duhet të dorëzojë Listën zgjedhore deri te partitë politike, të cilat duhet që në afat prej pesë ditësh t’i dorëzojnë vërejtjet e tyre deri te KSHZ-ja.

Pas kërkesave të dërguara, KSHZ vendos në afat prej tre ditësh, ndërsa kundër vendimit të KSHZ-së, partitë politike mund të dorëzojnë ankesa te Gjykata administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative është e obliguar të sjell vendim në afat prej 24 orëve nga pranimi i ankesës.

Listën zgjedhore në të cilën janë kryer të gjitha ndryshimet e kontrollit publik, KSHZ-ja e përmbyll më së voni 14 ditë nga përfundimi i kontrollit publik, gjegjësisht më së voni deri më 24 shtator. Listën e përmbyllur zgjedhore KSHZ-ja e nënshkruan më së voni 15 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve.

Loading...