Ditën e shtunë (06.10.2018) në qytetin e Strugës u zhvillua turneui 15 – Ndërkombëtar në karate “Struga Open 2018”, me pjesëmarrjen e 55 klubeve me rreth 570 sportistëve nga disa shtete si: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Zvicra, Serbia dhe Klubet ngaMaqedonia.
Hapjen e ketij evenimenti madhështor e bëri talentja e KK Drini, Gresa Mustafai, e cila u ftua nga moderatorja e ketij turneu, Besa Lleshi, që të këndojë këngën “Liqeni im”.
Më pas fjalë rasti mbajti organizatori i turneut z. AlimHajredini, i cili përshendeti te pranishmit, sportistët, trajnerët, gjyqtarët, dashamirët e sportit të karatesë dhe në mënyrë të vecantë tre kryetarët e federatave të karatesë, ate të Maqedonisë, z. Dragan Stojanovski, të Shqipërisë, z.Luftar Kurti dhe të Kosovës, z. IsmetKrasniqi.
Në fjalën e fundit, ai kërkoi nga gjyqtarët të ndajnë drejtësinë në mënyrë të drejtë dhe të fitojë më i miri.
Pas tij, fjalë rasti mbajtën edhe tre kryetarët e faderatave të cilët falënderuan organizatorin për këtë organizim madhështor dhe uruan që këto aktivitete të shërbejnë për bashkëpunim edhe më të fortë mes klubeve, sportistëve dhe federatave.
Pasi ky vit ishte vit Jubilar i aktivitetit i15-të me radhe, organizatori ndau disa plaketa për të gjithë ata të cilët kanë dhënë kontribut në këto 15 vite të këtij aktiviteti.
Me kupa speciale me logo të turneut u shpërblyen edhe klubet të cilët kanë nderuar15 vite rresht këtë aktivitet, mirënjohje edhe për sponsorët pa të cilët ky aktivitet do të ishte i pamundur.
Ai në mënyrë të vecantë falënderojë: Vila Palaca, Restourant Pumparela, Ing-LuliPevalit, Rooms AjrodheDauti, Këmbimore Euro -Leo Ramo, Studio “Rinora”, Restaurant Aquarius dhe Versus dhe Lulishte Megic Store.
Drejtësinë në këtë aktivitet ndanë gjyqtarë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Për të gjithë sportistët më të mirë organizatori ndau medalje dhe diploma, ndërsa në garat ekipore edhe me një kupë.
Në fund të turneut u ndanë edhe tre Kupat e mëdha për tre klubet më të suksesshem të edicionit të 15 Ndërkombëtar “Struga Open 2018”.


Klubi më i suksesshëm i turneu u zgjodh KK “Funakoshi Gichin” nga Shkupi me 9 medalje ari, 3 të argjendta dhe 2 të bronzta. Në vendin e dytë u radhitë K.K “ Uskana” nga Kërcova me 8 medalje ari, 4 të argjendta dhe 3 të bronzta dhe në vendin e tretë K.K “Forca” nga Shkupi me 7 medalje ari, 5 të argjendta dhe 4 të bronzta.
Edhe klubi organizator ishte i suksesshëm jo vetëm në organizim, por edhe në atë të garave. Sportistët e K.K “Drini” nën udhëheqjen e trajnerit Shaban Murtishi fituan 12 medalje, nga të cilat 2 ari, 3 të argjendta dhe 7 të bronzta.
“Si organizator i këtij evenimenti jam shumë i kënaqur me rrjedhën gjatë gjithë ditës, ku nuk pati incidente dhe nuk pati asnjë lëndim serioz, të cilat janë primare për ne si organizator. Gjithashtu ‘falënderojmë’ edhe parinë e Komunës së Strugës, të cileë ishin shumë inferior për këtë ngjarje aq të madhe që ndodhi në qytetin ku ata drejtojnë”, deklaroi Alim Hajredini, trajner i K.K. “Drini” nga Struga.

Loading...